FUTBOLL – Manchester City zgjat kontratën e De Bruyne

LONDËR, 9 prill /ATSH-AA/ – Klubi në krye të tabelës së Premier Ligës Angleze, Manchester City, ka zgjatur kontratën e mesfushorit Kevin De Bruyne.

Sipas njoftimit të bërë nga klubi, 29-vjeçari i cili vesh fanellën e klubit që nga vera e 2015, ka zgjatur për dy vite shtesë kontratën që do të përfundonte në sezonin 2022-2023.

De Bruyne me fanellën e City në 255 ndeshje ka shënuar 65 gola, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka fituar 2 premier liga, një kupë të Federatës Angleze dhe 4 Kupa të Ligë Angleze.

Futbollisti i kombëtares belge, ishte zgjedhur futbollisti i vitit në Premier Ligë me performancën e tij në sezonin 2019-2020. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.