COVID-19 – Moderna: Antitrupat vazhdojnë gjashtë muaj pas dozës së dytë

KALIFORNI, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Antitrupat e induktuar edhe nga vaksina Moderna vazhdojnë gjashtë muaj pas dozës së dytë të saj (mRNA-1273), deklaroi kompania farmaceutike.

”Rezultatet më të fundit, tregojnë se antitrupat e aktivizuar nga mRNA-1273 janë të pranishëm gjashtë muaj pas dozës së dytë”, thotë Moderna.

Studimi analizoi 33 të rritur të shëndetshëm që morën pjesë në studimin e Moderna-s.

“Ne jemi të kënaqur që këto të dhëna të reja tregojnë qëndrueshmërinë e antitrupave për gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës tonë Covid-19. Kjo, na jep besim të mëtejshëm në mbrojtjen e ofruar nga vaksina jonë. Ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar të trajtojmë pandeminë Covid-19”, tha Stéphane Bancel. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.