COVID-19/ BE, 230 milionë euro për të mbështetur autoritetet shëndetësore

TIRANË, 9 prill /ATSH – I. Vata/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi sot se BE ka dhënë 230 milionë euro në një vit për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve të saj për t’iu përgjigjur krizës COVID-19.

“Një shembull tjetër i prekshëm i solidaritetit të TeamEurope të Bashkimit Evropian ndaj popullit shqiptar”, tha ai.

“TeamEurope u prezantua një vit më parë si një përgjigje e menjëhershme ndaj krizës së paprecedentë të pandemisë. Kjo iniciativë solli institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare së bashku për të mbështetur vendet partnere në luftën kundër COVID-19”, tha Soreca.

“Në Shqipëri, ne kemi mobilizuar më shumë se 230 milionë euro për të mbështetur autoritetet shëndetësore, shoqërinë dhe bizneset për të lehtësuar periudhën e rimëkëmbjes”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Shqipëri. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.