Basha: Reforma në drejtësi do të përfundojë sipas standardeve perëndimore

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Kreu i PS, Lulzim Basha tha se “politika ka futur duart në drejtësi. Unë kam thënë se politika duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë”.

Gjatë një interviste televizive, Basha tha se, “në qoftë se Reforma në Drejtësi zbatohet sipas parimeve bazë perëndimore shumë shpejt do të kemi gjyqtarë dhe prokurorë me integritet dhe të aftë për të bërë drejtësi, që do të thotë drejtësi në raport me fatet e qytetarëve, me pronat e tyre që do të thotë po kështu fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar të krimit të organizuar që sot bëjnë ligjin në Shqipëri”.

“Tre janë propozimet e mija në këtë fushë. Propozimi parë është që ne së bashku në opozitën e ardhshme socialiste , pra jo veç e veç dhe në konsultim të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë që do të thotë referendum kombëtar t’ju ofrojmë horizontin e një kushtetute të re shqiptarëve. Një kushtetute ku njëherë e mirë pushtet të jenë të ndara ku parlamenti të ketë detyrën e kontrollit ndaj qeverisë dhe jo të jetë noteri i qeverisë, por kur ama që vijë në parlament të jenë përfaqësuesve të zgjedhësve dhe jo përfaqësues të vullneteve të të ngushta, të grupeve të ngushta të interesit apo akoma më keq të interesave apo të një njeriu të vetëm që është kryetari i partisë”.

Basha tha se “propozimi dytë është që Partia Demokratike përveç fuqizimit të institucioneve të fuqizimit të balancave, të fuqizojmë opozitën si institucion dhe unë dua ta përsëris sot këtu një zotim që e kam marrë me shkrim edhe në program edhe në librin që kam botuar para disa javësh. Opozita e ardhshme socialiste dhe pas kësaj çdo opozitë do të ketë të gjitha garancitë për të shërbyer si mjet efektiv kontrolli ndaj qeverisë. Vetëm kështu do të garantojmë që as qeveria e ardhshme dhe asnjë qeveri tjetër mos të lajthisë e të zgjasë duart, e të pushtojë çdo hapësirë publike, e të synojë gjithçka, çdo pushtet dhe pastaj të kapë ekonominë, të kapë mediat, e të guxojë të fillojë të kërcënojë këdo, gazetarë, pronarë mediash, grevistë, nëna me fëmijë të vegjël”.

“E treta dhe më e rëndësishmja, funksionimi i drejtësisë. Se kemi që në 2016 që kemi kaluar reformën në drejtësi dhe akoma nuk kemi një fund të kulturës së pandëshkueshmërisë. Akoma reforma në shumë aspekte ka mbetur në vend si gjithçka tjetër me Edi Ramën dhe prej Edi Ramës për disa aspekte për ecjen si kërmilli. Me ne demokracia, duke ju garantuar, me mua këto instrumente të demokracisë do të jenë të garantuara. Dhe Reforma në Drejtësi do të shkojë drejt përfundimit sipas standardeve perëndimore”, tha Basha. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.