Bardhi në Rrajcë: Fshati do dal nga varfëria, plani ynë sjell rrugë dhe pika shitjeje për produktin

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me banorët e Rrajcës në Përrenjas.

“Të jem i sinqertë, ajo që kam parë në këtë qark është se edhe socialistët, edhe demokratët nuk kanë gëzuar një ditë të mirë në këto 8 vite, e kanë vuajt njëlloj, janë varfëruar njëlloj. Gjendja e mjerimit në Librazhd dhe në Përrenjas më e renda. Dhe analizova të dhënat e zgjedhjeve dhe del se këto dy bashki i kanë dhënë Partisë Socialiste më shumë besim se të tjerët. Kjo është arsyeja pse ju kanë lënë në këtë gjendje se ju kanë marrë për të mirëqenë, konsiderojnë se i kanë njerëzit në xhep. Dhe kanë vlerësuar se kutia mbushet me vota edhe po nuk u shërbeve njerëzve. Këtë mesash kanë dhënë në këto 8 vite”, u shpreh Bardhi.

Ai bëri një analizë të premtimeve të Ramës para 8 viteve dhe realitetit të sotëm.

“Në 2013 premtoi mrekullinë me shëndetësinë, energjinë, naftën, arsimin. Por mbolli varfërinë. Kudo thonë, më keq se kaq s’ka qenë kurrë. Fshati paguan taksa ndriçimi, gjelbërimi e pastrimi dhe ska rrugë e kosha. Njerëzve të zakonshëm e punëtorë i kanë vënë shkelmin në fyt. Se subvencionet dihet që kanë qenë zero. Paguaj fshatari energjinë me 170 lek kilovati se thotë jeni regjistruar me NIPT, jeni biznes. Fshatari që punon tokën e vet, është biznes ndaj i merr dhe taksë toke”, theksoi Bardhi.

Bardhi u ndal tek plani i PD për bujqësinë dhe nxjerrjen e fshatit nga varfëria.

“Do sjellim skemë të thjeshtë subvencioni mbi bazën e prodhimit, pa NIPT e pa burokraci se nuk është biznes me punu tokën tate. Taksa e tokës do jetë zero. 8 vjet në pushtet Edi Rama, 16 vjet Taulant Balla, s’besoj se ka ardhur 4 herë këtu”, u shpreh ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.