Ahmetaj: Pas 100 mijë vaksinave “Sinovac”, së shpejti 50 mijë të tjera “Sputnik”

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u shpreh sot se pas 100 mijë vaksinave “Sinovac”, së shpejti vijnë 50 mijë të tjera “Sputnik”.

Ahmetaj theksoi se vaksinimi vazhdon me shpejtësi duke shpëtuar jetë qytetarësh. Gjithashtu ai theksoi se është duke u finalizuar marrëveshja edhe për 50 mijë vaksina të tjera “Sputnik”.

“Vazhdojmë me shpejtësi vaksinimin, shpëtojmë jetë qytetarësh! Jemi duke finalizuar marrëveshjen edhe për 50 mijë vaksina të tjera ‘Sputnik’”, u shpreh Ahmetaj.

Ditën e djeshme mbërritën në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” mbërritën 100,000 vaksina të tjera antikovid “Sinovac”, që mundësojnë vazhdimin me ritme të larta të vaksinimit masiv, për të garantuar shëndetin e popullatës dhe një sezon turistik më të lehtësuar.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.