“100 ditë, 100 arritje”/ 300 milionë euro asete u hoqën nga duart e krimit, 78 grupe kriminale të asgjësuara nga OFL

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Vitet e fundit për goditjen e grupeve kriminale, autoritetet ligjzbatuese të vendit u janë vënë pas pasurive dhe aseteve që personat e përfshirë në veprimtari kriminale kanë përfituar.

Gjatë viteve të fundit policia dhe prokuroria, përveç arrestimit të personave që janë përfshirë në trafiqe të ndryshme, kanë sekuestruar edhe pasuritë e tyre, pasuri të cilat kapin shifrat e miliona erove.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa milionë euro u hoqën nga duart e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit 120 milionë apo 300 milionë”.

Kryeministri Rama thekson se “në 7 vite hoqëm 300 milionë euro asete nga duart e krimit dhe vetëm përmes Operacionit Forca e Ligjit asgjësuam 78 grupe kriminale”.

Autoritetet ligjzbatuese vendase, por edhe ato ndërkombëtare shpeshherë kanë ndërmarrë disa operacione për goditjen e krimit të organizuar në vendin tonë. Vitet e fundit lufta për goditjen e krimit të organizuar ka qenë në fokusin e qeverisë shqiptare.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.