Zbulohet qyteti më i madh antik i Egjiptit

KAJRO, 8 prill /ATSH-AFP/ – Një mision arkeologjik egjiptian ka zbuluar qytetin më të madh antik në Egjipt, pranë Luxor, njoftoi ish-ministri egjiptian i Antikiteteve dhe arkeologu Zahi Hawass.

“Misioni arkeologjik (…) zbuloi një qytet të varrosur (…) që daton nga mbretërimi i Mbretit Amenhotep III dhe që vazhdoi të përdorej nga Mbreti Tutankhâmon, domethënë 3 000 vjet më parë”, deklaroi misioni arkeologjik në një njoftim për shtyp.

“Është qyteti më i madh antik në Egjipt”, sipas Hawass, i cituar në njoftimin për shtyp.

Misioni i filloi gërmimet në shtator 2020 midis tempujve të Ramses III dhe Amenhotep III pranë Luxor, rreth 500 kilometra në jug të Kajros.

“Zbulimi i këtij qyteti të humbur është zbulimi i dytë më i rëndësishëm arkeologjik që nga varri i Tutankhamun”, vuri në dukje Betsy Brian, prof. i Egjiptologjisë në Universitetin Johns Hopkins, SHBA, e cituar gjithashtu në njoftimin për shtyp.

Qyteti përbëhet nga tre pallate mbretërore (…) si edhe qendra administrative dhe prodhuese perandorake.

Arkeologët kanë zbuluar, gjithashtu, një “zonë të përgatitjes së ushqimit” me një furrë buke, një lagje administrative dhe një punishte ndërtimi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.