Vaksinohen 25 720 mësues, Manastirliu: Çdo ditë e më shpejt po i afrohemi dritës në fund të tunelit

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur sot se deri tani janë vaksinuar 25 720 arsimtarë.

Manastirliu shprehet se me vaksinimin masiv, çdo ditë e më tepër i afrohemi dritës në fund të tunelit.

“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv. Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit”, thekson Manastriliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total  232,556 doza të vaksinës antikovid për qytetarët.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.