Tatimi mbi të ardhurat personale/ Arkëtohen 6,7 miliardë lekë gjatë 2-mujorit

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 6,7 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shkurt.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskale për periudhën të ardhurat nga ky zë 644 milionë lekë ose 10,5 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, si dhe 700 milionë leke ose 10,9 % më shumë se plani për perudhën janar-shkurt 2021.

Partia Socialiste në programin e saj në mandatin e tretë parashikon heqjen e taksës mbi të ardhurat personale për pagat deri në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është kufiri aktualisht.

Kjo masë zgjeron bazën e të punësuarve që nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, duke e çuar në 67 %.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.