Tabaku takon tregtarë në Tiranë: Biznesi i rënduar nga taksat e qeverisë, bashkisë edhe në krizën e pandemisë

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, u takua me tregtarët e “Tregut Çam”, për të biseduar mbi problemet që ata kanë, veçanërisht në kohën kur ekonomia është në krizë, si pasojë e pandemisë dhe keqqeverisjes.

Tregtarët u ankuan se kanë paguar taksa të kripura të qeverisë qëndrore dhe bashkisë edhe pse pandemia e ka goditur rëndë biznesin e tyre.

Tabaku i siguroi se Partia Demokratike do ta mbështesë në mënyrë të veçantë biznesin e vogël.

“Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Këta e kanë mbyllur ekonominë në një grup njerëzish, në një grusht njerëzish dhe nuk e lënë biznesin e vogël që të marrë frymë. Ky është problemi kryesor”, tha Tabaku.

“Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Nuk ka qenë ndonjëherë kështu situata, se po më thonë është një problem konsumi. Nuk ka njerëz që blejnë, nuk lëviz malli, nuk qarkullon”, u shpreh Tabaku.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.