SHBA – Biden: Nuk ndëshkojmë askënd me rritjen e taksave

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Ne nuk duam të ndëshkojmë askënd duke rritur taksat edhe pse jam lodhur duke parë njerëz në vështirësi, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka ndërmarrë një plan prej 1,9 miliardë dollarësh për përmirësimin e  infrastrukturës së vendit.

Duke iu përgjigjur kritikave të bëra planit të tij për të rritur barrën e taksave për më të pasurit për të financuar punimet e infrastrukturës dhe për të ndihmuar familjet amerikane Biden ka vendosur të marrë këtë akt, duke taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë.

Biden atëherë tha se ishte i gatshëm të negocionte mbi normën që sipas planit duhet të rritet nga 21% në 28% për kompanitë e mëdha, edhe pse kjo e fundit ka shkaktuar pakënaqësi te shtresat e pasura. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.