SHBA – Biden drejt veprimeve ekzekutive për zvogëlimin e përdorimit të armëve

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili po bën përpjekjen e tij të parë që nga marrja e detyrës, në përpjekjet për të kontrolluar dhunën nga armët, pritet të njoftojë një vendim për të kufizuar të ashtuquajturat armë fantazmë, thënë ndryshe armë të shitura pa numra serialë ose informacione të tjera identifikuese.

Një tjetër vendim pritet të jetë caktimi i një zyrtari nga një grupi kryesor i kontrollit të armëve si drejtor i agjencisë federale që rregullon armët e zjarrit.

Veprimi ekzekutiv vjen pas dy masakrave të fundit dhe ndërsa disa aktivistë pacifistë kanë shprehur zhgënjim me administratën për vendosjen e rregullimit të armëve prapa përparësive të tjera, përfshirë faturën COVID-19 dhe propozimin e përmirësimit të infrastrukturës me vlerë dy trilionë dollarë.

Pritet që Biden t’i njoftojë këto lëvizje gjatë takimit me Prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland

Një zyrtar i lartë i administratës së Biden, i cili informoi gazetarët, vuri në dukje se lëvizjet janë “një grup fillestar veprimesh që administrata po ndërmerr për të adresuar dhunën e armatosur”./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.