“Rinia e tashmja e Gjirokastrës”/ Çuçi: Ky qytet tashmë po rilind

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Drejtuesi politik i PS për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi deklaroi sot se, rinia e Gjirokastrës është e tashmja e saj dhe ky qytet tashmë po rilind.

Duke folur gjatë një takimi me të rinjtë në Gjirokastër, Çuçi tha se, “kur kam ardhur përpara se të vinim në qeverisje në Gjirokastër e kam thënë që gjeta një qytet me të shkuar, me të ardhme, po pa të tashmen. Dhe sot pas 7 vitesh qeverisje, ne ndjehemi krenarë që ky qytet po rilind”.

“Po rilind për të vazhduar në ditët më të mira historike që ka pasur. Dhe nëse nuk kishte të tashme dhe kishte të ardhme. Tashmë e ardhmja që jeni ju, jeni e tashmja e Gjirokastrës dhe këtë e ndjejmë në çdo ditë që ne po bëjmë këtë fushatë bashkë me ju dhe interesin e madh që ka nga brezi i ri për të ardhmen e Gjirokastrës”, theksoi Çuçi.

“Kanë qenë pothuajse indiferentë, i nderuar kryeministër, rinia në Gjirokastër, kur kemi ardhur këtu. E kishe shumë të vështirë që të bëjë një debat për të ardhmen, për të tashmen, për ambicien për vizionin. Ndërsa tani në çdo takim që bëjmë shtohen dhe më shumë radhët, shtohen dhe më shumë njerëzit”, u shpreh Çuçi.

“Kështu që unë jam shumë krenar që jam pjesë e PS, që jam pjesë e qeverisjes së PS-së, pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm të kandidatëve për deputetë sepse më në fund po fillojmë dhe po mendojmë për të ardhmen e Shqipërisë dhe këtë gjë po e bëjmë me ju sepse ju jeni e ardhmja e Gjirokastrës, ju jeni e ardhmja e Shqipërisë”, tha Çuçi.

Ai përsëri thirrjen ndaj të rinjve që “të merrni të gjithë miq, shokë, shoqe, fis që ti nxirrni në datë 25 prill dhe t’i përçoni këtë mesazh kaq domethënës sepse vetëm PS me në krye Edi Ramën mund ta bëjnë Shqipërinë e të ardhmes”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.