Resulaj, takim me banorë në rajonin 3 të Vlorës: Shqetësimet tuaja, dita ime e punës

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Dëshmorët”, të cilët i garantoi se çdo shqetësim i tyre do të jetë dita e saj e punës.

Kandidatja socialiste për deputete në zgjedhjet e 25 prillit Pranvera Resulaj vijoi takimet me banorë të rajonit 3, e shoqëruar nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj. Në formën e një bashkëbisedimi kandidatja Resulaj duke vënë theksin tek vota për një mandat të tretë, ka bërë një krahasim të situatave të vendit nga mandati i parë socialist tek ai i dyti, ballafaquar me punën e madhe të qeverisjes socialiste.

Në rajonin 3 sipas kandidates Resulaj nuk mungon prezenca e biznesit të vogël, ndaj dhe është ndalur në zhvillimet krahasuese në këtë sektor që sot është çliruar nga informaliteti, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e banorëve të pranishëm për të votuar Edi Ramën.

Pranvera është një nga shembujt më pozitivë të administratës sonë, tha në fjalën e tij prefekti Flamur Mamaj.

“Vlora është bërë vetëm nga Edi Rama dhe qeverisja socialiste ndaj dhe vota jonë është për PS dhe Edi Ramën”, janë shprehur banorë të lagjes “Dëshmorët’” duke konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj PS dhe Edi Ramës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.