Rama bisedë me kandidaten e Tiranës, Bora Muzhaqi: Të larguarit e LSI t’i integrojmë në PS

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten e PS për Tiranën, Bora Muzhaqi.

Gjatë bisedës me të Kryeministri e ka pyetur për zhvillimet që po ndodhin dhe punën e LSI në Tiranë.

“Sapo mbarova një takim me studentët, dhe studentët po vazhdojnë atë mbështetjen e tyre, pavarësisht se në fillim janë pak skeptikë, sepse thonë ç’më duhet politika. Por ka shumë që afrohen direkt dhe duan të mësojnë më shumë dhe të kuptojë më shumë se fati i vendit nuk varet nga të tjerët, por nga ata”, i tha Muzhaqi Kryeministrit.

“Ç’më duhet politika? Të duhet thuaj, se po nuk u more ti me politikë, merren të tjerët dhe merret politika me ty. Po me të tjerët në territor si po shkon?”, e pyeti Rama.

“Në territor po shkon mirë, në zonën gri, të ashtuquajtur të pavendosur, e kuptojnë që pavarësisht se mund të kenë ndonjë mërzi apo pakënaqësi të vetën, puna duhet të vazhdojnë dhe ka vetëm një zgjidhje. Vetëm mandati i tretë është garancia për të ecur përpara me reformat që kemi nisur. Duke folur dhe duke u takuar përditë e kupton edhe më mirë këtë pjesë”, tha Muzhaqi gjatë bisedës me Kryeministrin.

Rama tha se, “pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime dhe ju të gjithëve ua kam thënë se duhet ta pranoni këtë gjë si një fakt. Njerëzit duan më shumë, kanë të drejtë që të ankohen për shumëçka nuk ju ka ecur mbarë në raport me shtetit. Por ka vetëm një rrugë, të vazhdojmë të ngjitemi me durim dhe të marrjes që kemi vendosur objektivin se ndryshe…”.

“Po këta të xhagajdurët e LSI i shikon?” – pyet Kryeministri.

Muzhaqi shprehet se, “nuk i shoh gjëkundi, as në terren, as në ndonjë vend tjetër. Duket që LSI në Tiranë po humbet përditë edhe duket që edhe ata ndjekësit e tyre të dikurshëm që ishin gënjyer me ndonjë vend pune, tani po e kuptojnë dhe po i kthehen prapë PD nuk po merren më me LSI, e kuptojnë që nuk janë të majtë të vërtetë”.

Rama tha se, “një pjesë e tyre të PD do kthehen, se i kanë marrë nga PD i kanë mbajtur peng andej me punë dhe rroga e zijafete pjesa e tyre është tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta që janë të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt dhe më 25 prill t’u japim dërrmën”.

“Po shoh që po kthehen në familjen tonë gjatë gjithë kohës. Dhe në fakt po të shohësh edhe rezultet pozitive të vaksinimit, se isha me disa pedagogë të universitet dhe po më tregonin se sa të lirshëm ndjeheshin tani jo vetëm për familjarët e vet, që i kanë mosha të mëdha, por edhe për vetë pedagogët dhe mësuesit, shoh se po i kthehen punës me atë entuziazmin e dikurshëm sikur nuk ka më Covid. Kështu që pjesa e vaksinimi po merret shumë pozitive edhe nga qytetarët”, u shpreh Muzhaqi në fund të bisedës me Kryeministrin.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.