PS fiton zgjedhjet e 25 prillit/ Rama: Marrim midis 74 dhe 78 deputetëve

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit midis 74 dhe 78 deputetëve.

Rama tha në një intervistë televizive se, “në shtator konstituohet parlamenti. Ne do të jemi në parlament dhe do të kemi midis 74 dhe 78 deputetëve. Objektivi maksimal është 88, por ne do të jemi midis 74-78 deputetëve”.

I pyetur për çështjen Becchetti, Rama u shpreh se, “fakti është që edhe rezultati i këtij gjyqi nuk duhej të ishte bërë publik ende sipas rregullave”.

“E para një herë është fakteqësi e madhe që të paktën ju njerëzit e medias që e dini shumë mirë realitetin e pagave, e dini shumë mirë sesi ju shpërtheu gjithë tregu nga paga që ishin si për “Galaktikos””, tha Rama.

“Është një fakt që ishte një super problem për të gjithë dhe një super problem që u konstatua nga organet kompetente jo nga unë. S’e konstatova unë atë në fakt. E dyta, po flasim për një njeri që kërkohet nga drejtësia shqiptare, është në kërkim nga drejtësia shqiptare ky person. E treta, ne kemi fituar tre gjyqe. E fundit që po ju them, nuk ka mbaruar lufta këtu. Nuk është një luftë e mbaruar kjo”, theksoi Rama. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.