Premtim i mbajtur/ Nisin punimet për rikonstruksionin dhe shtrimin me asfalt të rrugës së Kalasës në Delvinë

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Në Delvinë kanë filluar punimet për rikonstruksionin dhe shtrimin me asfalt të rrugës së Kalasës.
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ndau sot pamje nga punimet në këtë aks të rëndësishëm për Delvinën.
“Ju dhamë fjalën këtyre njerëzve fisnik dhe e mbajtëm. Të tjerë ju kishin premtuar përgjatë 30 viteve, por ne, me Kryeministrin Edi Rama dhe PS e bëmë realitet”, tha ai.
Hyseni tha se “Kalasa dhe gjithë krahina e Rrëzomës do votojë për punën, për rezultatet dhe njerëzit që janë pranë tyre e mbajnë fjalën, do votojnë PS-në dhe Edi Rama”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.