Plani i veprimit 2025/ 1 miliard dollarë eksporte bujqësore

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Shqipëria brenda vitit 2025 me planin e veprimit të Partisë Socialiste do të jetë kampione e Ballkanit për eksportet bujqësore, duke kapur shifrën e 1 miliard dollarëve.

Kryeministri Edi Rama, nga këndi i komunikimit në Dropull, bëri me dije se, kur qeveria e drejtuar prej tij mori drejtimin e vendit, eksportet bujqësore ishin diku tek 100 milionë dollarë, sot janë 400 milionë dollarë.

“Duhet me patjetër ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, është plotësisht e mundur. E kemi trashëguar me gati 100 milion dollarë eksporte bujqësore, sot jemi me 400 milionë dollarë eksporte. Me planin e veprimit deri në 2025 mund ta çojmë deri në 1 miliard eksportet”, – tha Rama. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.