Ndikim afatgjatë i sëmundjes për një në 10 të prekur nga COVID-19  

STOKHOLM, 8 prill /ATSH-AA/ – Sipas një hulumtimi të kryer nga shkencëtarët suedezë, për një në 10 persona, të cilët e kanë kaluar lehtë COVID-19, ndikimi i sëmundjes zgjat për një kohë të gjatë, sipas një artikulli në “The Financial Express”

Studimi u krye për të ekzaminuar sistemin imunitar të pacientëve të sëmurë me COVID-19.

Shkencëtarët zbuluan se te çdo një person në 10, që i kanë mbijetuar sëmundjes, vazhdojnë efektet afatgjata të virusit dhe një ndër simptomat më të dukshme është humbja e nuhatjes dhe shijes.

Gjithashtu, theksohet se edhe lodhja dhe problemet me frymëmarrjen janë ndër efektet afatgjata të virusit.

Një grup prej 323 personash, që e kishin kaluar sëmundjen prej të paktën 8 muajve, me moshë mesatare 43 vjeç dhe 83 % e të cilëve ishin gra, u krahasuan me 1 072 punonjës me përqindje dhe moshë mesatare të ngjashme, që nuk ishin të infektuar me virusin gjatë studimit.

Sipas të dhënave, 11 % prej atyre që e kishin kaluar sëmundjen shfaqën simptoma të COVID-19 që vazhdonin të ndikonin në jetën e tyre sociale dhe në punë edhe pas tetë muajve që kishin kaluar sëmundjen./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.