Mbi 240 mijë vaksinime/ 10 163 injeksione antikovid në 24 orët e fundit

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Më shumë se 240 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë.

Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se, “nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 242 542 vaksinime”.

Vetëm ditën e sotme sot janë kryer 10 163 vaksinime antikovid, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin.

Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i gjysheve, gjyshërve, i uniformave blu. Gjithashtu deri tani janë vaksinuar 25 720 arsimtarë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.