Mandati i tretë për të bërë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë elektrike

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Nga Dropulli, ku po vijon turin elektoral, Kryeministri Edi Rama tha  se mandati i tretë duhet për ta bërë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë elektrike.

Imagjinoni, tha Kryeministri, çfarë transformimi është ky, pasi kemi vënë ligjshmërinë në bazën e sistemit tonë të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë.

“Duam të kalojmë Shqipërinë në një nivel tjetër, duke ndërtuar HEC-n e Skavicës, sistemin e gazit të lëngshëm në TEC-in e Vlorës, në marrëveshje me SHBA si dhe me ndërtimin e këtyre dy hallkave strategjike të sistemit dhe dy parqeve të mëdha fotovoltaike, në Karavasta, dhe për tjetrin po negociohet kontrata me kompaninë e madhe franceze Voltalia”, theksoi Kryeministri.

Këto investimi, vuri në dukje Rama, do të bëjnë që ne të mos importojmë më energji elektrike

“Janë dhjetëra-miliona euro që do të eksportojmë. Eksportues neto do të thotë një shtëpi e fortë me shumë të ardhura, ku ka më shumë për të gjithë“, u shpreh ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.