FRANCË – Le Maire: Direktivë europiane për taksimin e kompanive shumëkombëshe

PARIS, 8 prill /ATSH-AGP/ – Franca do të propozojë një direktivë europiane për taksimin e kompanive shumëkombësheve, në rast të një marrëveshje mbi këtë temë në OECD, deklaroi sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Ne do të propozojmë që një direktivë të zbatohet në nivelin europian për zbatimin e taksimit minimal mbi tatimin e të ardhurave të korporatave”, tha Le Maire gjatë një konference për shtyp.

“Kjo direktivë, nëse do të ketë ndonjëherë një marrëveshje në OECD, mund të miratohet nën presidencën franceze të BE-së në gjysmën e parë të 2022”, shtoi ai duke theksuar se “bëhet fjalë për një revolucion të vërtetë taksash në tryezë”.

Ministri francez vlerësoi, gjithashtu, se nëse pozicionet e Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të OECD-së janë në përputhje me atë të SHBA-së për vendosjen e një norme minimale takse për korporatat prej 12,5%, propozim i Sekretares amerikane të Thesarit, Janet Yellen, për taksimin sipas vendeve ku janë bërë të ardhurat dhe që kanë të bëjnë veçanërisht me gjigantët dixhitalë, atëherë kjo do të ishte “një pikënisje interesante”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.