Denaj në Sarandë: Në mandatin e tretë çojmë përpara reformat e nisura, shtojmë investimet në këtë zonë

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kandidatja e PS-së për qarkun e Vlorës, Anila Denaj zhvilloi një takim me banorët e Gjashtës në Sarandë.
Denaj tha se në mandatin e tretë qeverisës të PS-së, çojmë përpara reformat e nisura dhe rrisim investimet  me impakt në më shumë shërbime të mira për qytetarët dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për ta.
“Angazhimi ynë është që në mandatin e 3-të të çojmë përpara reformat e nisura dhe të shtojmë investimet në këtë zonë, për shërbime më të mira”, – tha Denaj.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.