Denaj me komunitetin rom në Sarandë: Politika për integrimin në shoqëri e projekte social-ekonomike

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Vëmendja e qeverisë shqiptare është e pandalshme për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian dhe mbështetjen e tyre përmes programeve dhe projekteve të ndryshme social- ekonomike.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj zhvilloi një takim miqësor me përfaqësi të këtij komuniteti në Sarandë.

“Jemi të angazhuar për të punuar për gjithëpërfshirjen, integrimin në shoqëri, si dhe për të zhvilluar më tej politika që promovojnë kulturën dhe të drejtat e tyre:- u shpreh Denaj.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.