Basha: Tërmeti dhe pandemia nuk janë justifikim për dështimet 8-vjeçare të Ramës

TIRANË, 8 prill /ATSH/ “Edi Rama do iki me 25 prill. Ata njerëz që dalin aty janë paralajmërimi që Edi Rama do të largohet masivisht me 25 prill ndërsa unë me marrjen e pushtetit me marrjen e përgjegjësive të kryeministrit garantoj as pandeminë as vaksinat nuk do t’i përdor për fushatë”.

Kështu deklaroi gjatë një interviste kreu i PD Lulzim Basha ku theksoi se, “njerëzit e kanë kuptuar që këta, kemi ardhur në këtë pikë sepse ky kryeministër nuk e ka pasur për asnjë sekond seriozisht luftën kundër Covid-it. Edhe kur katër muaj pas propozimit tonë e pranoi rimbursimin si koncept, faktikisht nuk ka dhënë para për të paguar faturat e kripura të cilat… Cili është problemi? Në këtë mënyrë po fshihen kursimet e atyre që kanë pasur kursime ndërsa shumica e familjeve që po i kurojnë njerëzit e tyre në shtëpi po zhyten në borxhe. Dhe programi ynë për fat të keq, në këto kushte duhet t’i japë përgjigje dhe këtij problemi. Në momentin që flasim, ka më shumë se dy javë që ekspertët tanë të financave, ekspertët tanë të shëndetit publik që bëjnë kalkulimet e vërteta, jo ato shifrat e rreme që jepen, me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj që na kanë qëndruar pranë, me këshillë profesionale po shohim çfarë mund të bëjmë dhe çfarë do të bëjmë pas 25 prillit për të rimbursuar në mos plotësisht, të paktën pjesërisht dhjetëra, mijëra familje që janë zhytur në borxh për të kuruar veten e tyre apo të dashurit e tyre. Por ndërkohë ka dhjetëra, mijëra familje të tjera që janë zhytur në borxh dhe nuk dinë nga t’ia mbajë”

“Atyre duhet t’ia them sot që më 25 Prill vota për ndryshim do të thotë votë për një qeveri që paratë i buxhetit nuk do ti çojë më, edhe në kohë pandemie, në një grusht njerëzish, por do ti çojë te prioritetet kryesore që janë shëndeti, ekonomia, punësimi dhe dalja nga kriza 8 vjeçare, stanjacioni 8-vjeçar i kësaj qeverie që është edhe problemi kryesor i vendit. Që ne kemi një ekip ekspertësh të fushës sepse po të shikoni ata kanë munguar në krah të qeverisë dhe kanë qenë kryesisht në debat me qeverinë. Fusha është epidemia, pandemia, pra, sëmundjet infektive, të cilët na kanë siguruar ekspertizë me lidhjet e tyre europiane, sikundër kemi siguruar përmes lidhjeve tona me institucionet europiane, katër ekspertë perëndimorë që po asistojnë programin tonë, ekipin tonë, në mënyrë që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të përballë me shpejtësi, sfidën e sigurimit të vaksinave, të certifikuara nga Bashkimi Europian, për të vaksinuar popullsinë”, shtoi Basha.

Basha tha se, “kemi vënë dy plane në dispozicion qeverisë në Mars dhe në Shtator dhe në qoftë se këto plane do të ishin marrë dhe do të ishin zbatuar ne do të ishim të paktën në nivelin e menaxhimit të Maqedonisë së Veriut ose Kosova. Plani ynë është në radhë të parë t’ju vijë në ndihmë në familjeve dhe ekonomisë. Për këtë arsye kemi bërë gati një paketë e cila menjëherë të paktën për një periudhë 3-6 mujore do t’i japi biznesit të vogël shqiptar që është që është më i goditur dhe që po bën 98.5% të biznesit shqiptar një çek prej 1 mijë euro, një bonus prej 1 mijë euro, një bonus prej një mijë euro për një periudhë prej tre deri në katër mujore me qëllim që të mos shkojmë drejt mbylljes masive. Në këtë moment që flasim, sot që flasim janë mbyllur mesatarisht 60 biznese në të gjithë Shqipërinë edhe sikur një të vetëpunësuar të ketë pasur do të thotë që kanë humbur të ardhurat me shumë gjasa të kryefamiljarit e të ardhurat e vetme”.

“Familjet e goditura nga pandemia vijnë në dy blloqe të mëdha, ato me ndihmë ekonomike për të cilat plani ynë parashikon jo vetëm gjatë periudhës së pandemisë por gjatë gjithë qeverisjes tonë, dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe një pjesë tjetër të njerëzve që kanë humbur vendin e punës, të njerëzve të cilët për shkak të mungesës së masave, të keqmenaxhimit nga qeveria kanë humbur vendin e punës ose si të vetëpunësuar, ose si të punësuar, nuk janë më në marrëdhënie pune, nuk çojnë më rrogë në shtëpi dhe si rezultat, kanë rrezik mbijetesën e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe për ta, ne kemi përgatitur një paketë, të cilën, edhe një herë dua ta theksoj, ia vumë në dispozicion në shtator kësaj qeverie, jo për të bërë karshillëk, as na leverdiste, përkundrazi, dhe dikush po ta thotë me cinizëm, opozitës i leverdis më mirë thjesht të godasë qeverinë se sa të japë alternativa, por edhe një herë po e them me përgjegjshmëri, se bëhet fjalë për jetën, për shëndetin e qytetarëve. Vjen një moment, duhet ta vesh një kufi dhe përtej këtij kufiri nuk duhet të kalosh më, thjesht cic-mice politike sepse ka diçka që është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti i njerëzve dhe për familjet që kanë humbur vendin e punës ne kemi përgatitur një paketë, e cila do t’ju mundësojë atyre një pagesë prej 100.000 lekësh të vjetra, për kryefamiljarët që kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre kanë humbur vendin e punës. Shumica prej tyre, s’kanë të bëjnë me biznesin. Kemi të bëjmë pastaj me ata që do të rimerren në punë sepse qëllimi është të rimerren në punë, të rindizen motorët e ekonomisë. Stimuli ë do ti japim biznesit është që për këdo që rimerr në punë do të marrë një pagesë prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj”, vijoi ai.

“Plani ynë i shtatorit ishte llogaritur për 6 muaj. Aktualisht ne po bëjmë llogaritë që ta bëjmë këtë të mundur efektive deri në fund të vitit 2021 dhe pastaj do shikohet vijueshmëria dhe për përmasat e pandemisë dhe për efektet social-ekonomike. Kemi të bëjmë me një grup tjetër që është biznesi i madh. Janë ata që punësojnë 10, 20, 30, 40, 50, 100, 500 dhe të cilët po e ndiejnë stresin. Për shembull fasoneria po e ndien rënien ekonomike, rënien e porosive, po ndien rënien e fitimit për shkak të kursit të këmbimit. Për ta paketa është e dyfishtë. Është paketa e plotë ekonomike 4- vjeçare, që ka taksën e sheshtë 9%, ka sigurimet shoqërore 18%, ka uljen e çmimit të energjisë duke eleminuar taksën që Rama ka vendosur gjatë këtyre 8 vite mbi karburantin, 240 lekë për litër dhe karburanti shqiptar siç e dini ju, doli dhe studimi, është i treti më i shtrenjti në botë pas Suedisë dhe Singapori. Ka uljen e fashës së energjisë për bizneset prodhuese dhe eksportuese. Por ka dhe një paketë imediate ndihme, e cila përbëhet nga garancitë sovrane. Ishte propozimi ynë i marsit. U bë një akt nga qeveria, por nuk përfitoi njeri. Ose më mirë, përfituan një grusht njerëzish, në fakt janë përfituesit kryesore të tenderëve, PPP-ve dhe koncesioneve”, u shpreh Basha.

Basha tha se nevoja për ndryshim i tejkalon kufijtë e partive politike.

“Opozita, koalicioni, qeverisja e nesërme e ka marrë me seriozitet detyrën. Ne kemi ardhur tek qytetarët me zgjidhje që ata meritojnë për të bërë të mundur ndryshimin që ata kërkojnë dhe tema kryesore sot në Shqipëri doni s’doni ju, dua s’dua unë, do s’do Rama, është ndryshimi. Domosdoshmëria për ndryshim ju siguroj tejkalon çdo simpati politike. Ka depërtuar thellë jo tek votuesi i Partisë Socialiste dhe kjo është diçka që ne nuk e fshehim dot edhe në ditët e ardhshme, por ka depërtuar aktivistët e Partisë Socialiste. Siguroj që shqiptarët masivisht janë të bindur që e vetmja mënyrë për të ecur përpara është ndryshimi dhe e dyta që më mbush me shpresë dhe besoj do t’ju mbushë edhe juve me shpresë është fakti që si pjesë të ndryshimit shohin procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimit Europian”, përfundoi Basha.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.