“100 ditë, 100 arritje”/ 1 041 persona të arrestuar dhe proceduar nga OFL, tanimë në duart e sistemit të ri të drejtësisë

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka bërë të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa është numri i personave të proceduar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit” 390 persona apo 1041 persona.

“1041 persona u arrestuan dhe u proceduan në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, të cilët tanimë janë vënë në duart e sistemit të ri të drejtësisë”, tha Rama.

OFL është në veprim të pandërprerë që prej janarit 2020 në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.