Vaksinimi, rindërtimi e drejtësia/ Mandati i tretë që Shqipëria të shkojë patjetër në pikën që nuk kthehet më mbrapsht

TIRANË, 7 prill/ATSH/ “Shqipëria duhet të shkojë patjetër në pikën që nuk kthehet më mbrapsht dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet më mbrapsht, duhet mandati i tretë”, thuhet në videon e mëngjesit të sotëm të Kryeministrit Edi Rama ku ai uron mirëmëngjes.

Videoja sjell pamje të Shqipërisë si ka qenë me përmbytjet, rrugët me gropa dhe paligjshmërinë e ndërtimeve. Krahas tyre shfaqen pamjet e Shqipërisë së sotme, e transformuar në çdo aspekt.

“Sepse në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen”, thekson Rama, duke sjellë pamje të punëve në vijim.

“Duhet mandati i tretë që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm. Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pakthyeshme”, shprehet Rama në videon e cila mbyllet me siglën e PS-së. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.