Sllovenia regjistron temperaturën më të ulët të prillit, një rekord zyrtar

LUBJANË, 7 prill /ATSH-AA/ – Mëngjesin e sotëm, jugu i Sllovenisë regjistroi temperatura minus 20 gradë Celsius, që është edhe temperatura më e ulët e prillit e regjistruar ndonjëherë në këtë vend.

Temperatura më e ulët u regjistrua në Nova Vas, minus 20,6 gradë Celsius, që është rekordi i ri zyrtar slloven për muajin prill.

“Deri më tani, temperatura më e ulët e regjistruar në këtë vend ishte minus 18 gradë Celsius, e matur më 4 prill 1970”, njoftoi Agjencia sllovene e Mjedisit (ARSO), sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA.

Të martën, dëbora mbuloi të gjithë Slloveninë.

Në disa pjesë të vendit, ajo shkaktoi vështirësi në trafik, rrëshqitje në rrugë, si edhe disa aksidente rrugore./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.