ROMË – Ministri italian i turizmit shpreson në një rinisje të shpejtë këtë verë

ROME, 7 prill /ATSH-DPA/ – Ministri Italian i Turizmit Massimo Garavaglia po mbështet një rinisje të shpejtë të turizmit në vendin mesdhetar për këtë verë.

”Sidoqoftë, një kthim në biznesin e udhëtimeve si në vitin para pandemisë nuk është planifikuar ende për 2021”, theksoi Garavaglia.

Ministri i partisë së ekstremit të djathtë, Lega, nuk përmendi një hartë konkrete nga qeveria e Mario Draghit për industrinë.

”Do të vijë së shpejti, shpresoj të kemi arsye për të festuar në fillim të qershorit”, tha ai.

Në Itali, turizmi zinte rreth 13% të ekonomisë së vendit përpara krizës së koronavirusit.

Garavaglia theksoi se vendi po mbështet në futjen e shpejtë të pasaportës europiane të shëndetit, në të cilën, për shembull, duhet të regjistrohen vaksinat kundër Covid-19.

Për momentin, kufizimet e udhëtimit janë ende në fuqi në Itali për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Përveç kësaj, qeveria e Romës ka zgjatur rregullat ndërkombëtare të karantinës për qytetarët e tjerë të BE-së./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.