Malaj: Ka ardhur koha që Tropoja të besojë tek njerëzit e punës, e të harrojë ngjyrimet politike

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tropojë, Petrit Malaj zhvilloi sot takime me banorë të njësisë administrative Tropojë e Vjetër, në Buçaj e Gegaj.

Malaj tha gjatë fjalës së tij, se ka ardhur koha që Tropoja të besojë tek njerëzit e punës, e të harrojë ngjyrimet politike.

“Mbështetje masive e këtyre burrave të fjalës. Ka ardhur koha që Tropoja të besojë tek njerëzit e punës, e të harrojë ngjyrimet politike. Bashkë do të bëjmë në Tropojë atë që nuk kanë bërë në 30 vite. Jam këtu jo për interesa personale, por për vendin tim e të parëve të mi, që meriton shumë më shumë”, tha ai. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.