Kombëtarja e femrave niset drejt Bosnjës, rezulton negative në testet Covid-19

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është nisur ditën e sotme drejt Bosnjë-Hercegovinës, ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 9 prill.

Zyra e Shtypit në FSHF bën me dije se ditën e martë delegacioni i Kombëtares i është nënshtruar testeve Covid-19 dhe kanë rezultuar të gjithë negativë.

Skuadra ka qenë nën urdhrat e trajnerit Armir Grima që prej 5 prillit, i cili ka pasur mundësinë të zhvillojë disa seanca stërvitore dhe të shohë gjendjen e lojtareve.

Listës së futbollisteve që do udhëtojnë drejt Bosnjës i është shtuar futbollistja e “Apolonisë”, Armela Tukaj dhe futbollistja e “Vllaznisë”, Matilda Gjergji. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.