TIRANË, 7 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit, Blendi Klosi zhvilloi sot një takim me banorë të fshatit Agim.
Klosi tha se “Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që punon për çdo komunitet pa dallim”.
Ai shprehu bindjen se në Berat, PS merr 5 mandate.
“Në Agim, në komunikim me banorët, mbështetës të Partisë Socialiste, si e vetmja forcë politike që punon për çdo komunitet pa dallim. Nga Berati vjen fitorja e padiskutuar për PS. Nr. 12 në Berat merr 5 mandate”, tha Klosi.
/m.m//a.a/r.e/