“Greva e kontrollorëve e paligjshme”/ Xhafaj: Trafiku ajror është ulur 57%, ramë dakord për rritje rroge në verë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Etjen Xhafaj deklaroi se ndalimi i trafikut ajror përbënë një vepër penale.

Gjatë një interviste televizive ai tha se fluksi trafikut ajror ka rënë 57% më pak, ndërsa rroga ka rënë 45-46%.

“Kompania përdor të gjithë fondet e veta, fondet merren nga tarifat që paguajnë si për mbikalimet dhe për uljet e ngritjet nga aeroportit i Rinasit. Erocontrol sjell tre skenarë të niveli të trafikut dhe fluksit të trafikut, në bazë të kësaj llogaritet buxheti i kompanisë në vetvete, duke marrë si bazë atë që është në aeroport. Tarifat shkojnë për AlbControlit dhe në fund të vitit janë të transferueshme. Diferenca e vitit 2020 me 2019 është me 57%, është niveli i 2004, sipas AlbContorlit, trafiku i 2019 do të arrihet 2024-2026. Rroga llogaritet në bazë të të gjithë shpenzimeve. Rroga është në bazë të punës që bëjnë. Rroga e kontrollorëve ishte 4400 dollarë në bazë të detyrave, ka një ulje prej 45-46% nga ulja e fluksit”,- tha Xhafaj.

“Ne po trajtojmë një rast të tillë, sikur të ishte rast personal. Në fakt ndalimi trafikut ajror përbën vepër penale, e cila parashikon gjobë ose ndalimin deri në tre vite. Prandaj nuk parashikohet greva për atë që është shërbim jetik për shqiptarët. Këtë se kemi shpikur ne shqiptarët. Kemi rastin e presidentit Regan, pra që ka të bëjë me kontrollorët ajror dhe ky është modeli. Ky nuk është një shërbim që mund të njoftohemi sot për nesër, pasi gjendemi para një situatave që është vështirë të menaxhohen. Është një kompani me vetëfinancim. Është kaluar me regjim të pjesshëm”,- tha Xhafaj

“Ju e dini se pagesa është me vetëfinancim dhe gjysma e pagesave vijnë nga eurokontrolli. Është disa muaj që po negociohet me kontrollorët. Unë nuk jam audituesi i tyre, jam zv. ministër i Infrastrukturës, unë përfaqësoj interesin publik dhe të institucionit është në negociatë prej dy muajsh. Me datë 31 mars jemi takuar, me datë 2 prill i është dërguar një paketë për rritje page nga vera, pasi në atë kohë pritet të rritet fluksi i qarkullimit ajror, të shohim e të parashikojmë si do të bëhet. Ka patur një dakordësi parimore, më pas ka ndryshuar situata, pas 4 prillit ky qëndrim ka ndryshuar dhe sot jemi këtu”, theksoi Xhafaj.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.