GREQI – 3 445 raste të reja dhe 75 vdekje nga COVID-19

ATHINË, 7 prill /ATSH-ANA/ – Greqia ka konfirmoi 3 445 infeksione të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, me nëntë nga këto të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, në vend janë regjistruar 285 015 raste infektimi që nga fillimi i pandemisë.

EODY njoftoi edhe 75 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 8 607 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, janë 749 pacientë në ventilator në spitale.

Për më tepër, 524 pacientë COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit, një rënie prej 0,38% nga një ditë më parë.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç dhe i viktimave 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.