Denaj merr mbështetjen e BB-së për politikat ekonomike ndaj dy krizave

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një  takim virtual me Anna Bjerde, zv.presidente e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore.

Gjatë këtij takimi, ministrja Denaj, bëri një përmbledhje të  gjithë masave të marra nga Qeveria për përballimin e dy krizave që kaloi ekonomia shqiptare, si tërmeti i 2019 dhe pandemia e COVID-19.

Anna Bjerde shprehu mbështetjen e Bankës Botërore ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe jetesë më të mirë për të gjithë.

Të dy palët ndanë opinionin e përbashkët mbi mbështetjen për iniciativat e ekonomisë blu, si dhe më gjerë për programin e Bankës Botërore në vend. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.