COVID-19 – EMA: Përfitimet nga AstraZeneca tejkalojnë ndjeshëm efektet anësore

BRUKSEL, 7 prill /ATSH-AFP/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/ përfitimit mbetet “pozitiv”.

“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një videokonferencë.

“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.

Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes videokonferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.