Balla inspekton punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit: Ky është vetëm fillimi, PS do ta transformojë Peqinin

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialise në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e ujësjellësit të Peqinit.

Në fjalën e tij Balla tha se ky është një investim që Peqini e ka pasur shumë të nevojshëm prej kohësh.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi qyteti i Peqinit e ka vuajtur gjithmonë cilësinë dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë mandatit tonë të ri në do të investojmë në gjithë njesitë administrative dhe sidomos në furnizimin me ujë të pijshëm”, tha ai.

Më tej Balla theksoi se Partia Socialiste do ta transformojë Peqinin dhe se ky investim është vetëm fillimi.

“Ne nisim një fazë të re të transformimit të qytetit të Peqinit. Ky është investimimi i parë i shumë investimeve që do të bëhen. Bashkë më kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë ne do ti kthejmë Peqinit atë vlerën reale që ka një zonë me njerëz me shumë vlera”, u shpreh ai. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.