Aeroporti i Rinasit objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare/ FA garantojnë perimetrin e sigurisë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare, ndaj dhe Forcat e Armatosura po garantojnë ruajtjen e perimetrit të sigurisë.

Peleshi ndau sot pamje nga mjete të Forcave të Armatosura të cilat po krijojnë një perimetër sigurie rreth aeroportit, pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil “Albcontrol” sh.a.

“Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit, veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol sh.a.”, tha Peleshi.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.