Vaksinimi masiv antikovid vijon edhe në Korçë/ Manastirliu: 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri tani në gjithë vendin

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Në qytetin e Korçës vijon vaksinimi masiv, ashtu si në të gjithë vendin në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.

Ministrja Manastirliu tha se, “kemi arritur deri në 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri tani, ndërkohë që vaksinimi gjithsej në 206 mijë. Sot kemi planifikuar mbi 300 të moshuar edhe në qendrat shëndetësore vijon i njëjti proces. Dje kanë mbërritur dozat 7020 doza të PFIZER dhe deri në 20 prill priten 22 230 të tjera”.

Sipas saj, përgjatë edhe fundit të prillit dhe majit vijon kontrata me “Pfizer” me doza të shpërndara.

Kryeministri Rama i këshilloi të moshuarit të kenë kujdes ditët e para deri sa të krijohen antitrupat.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 206 mijë vaksinime.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.