Taksimi progresiv/ Ahmetaj: Mësuesit paguajnë 26% më pak taksa

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se falë politikave fiskale të qeverisë socialiste mësuesit paguajnë më pak taksa, duke siguruar më shumë të ardhura në buxhetin e familjes së tyre.

“Falë taksimit progresiv mësuesit paguajnë 26 % më pak taksa”, tha Ahmetaj.

Në këto dy mandate qeverisëse të PS-së u ulën taksat mbi pagën dhe u rritën pagat e mësuesve me 32 %.

Ndërkohë që në Planin e Veprimit 2021-2025, qeveria rrit pagat e mësuesve edhe me 40 % më shumë.

Ndërsa nga 1 janari i 2022-it, të gjithë ata që paguhen deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë më taksë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.