Taksa progresive u ka kursyer 100 miliardë lekë në 8 vite qytetarëve

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Taksa progresive u ka kursyer 100 miliardë lekë në 8 vite qytetarëve shqiptarë.

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Arben Ahmetaj renditi disa nga taksat që do të ulen për të punësuarit.

Në mandatin e ri tha Ahmetaj, rrisim dyshemenë për pagat e patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj.

“Taksa progresive u ka kursyer 100 miliardë lekë në 8 vite qytetarëve shqiptarë. Më pak taksa, më shumë mirëqenie. Në mandatin e ri rrisim dyshemenë për pagat e patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj. Tatimi 23 % do të fillojë të aplikohet mbi pagat mbi 200 mijë lekë, nga 150 mijë që është sot”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, theksoi ai, do të dixhitalizojmë të gjitha shërbimet e ofruara ndaj tatimpaguesve. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.