Sondazhi i Ora News nxjerr fituese mazhorancën: 44.1% mendojnë PS, 38.8% PD-AN. Tretet LSI në 0.8%

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Me afrimin e datës së zgjedhjeve, PS ka thelluar diferencën me PD, ndërsa LSI ka pësuar një ulje të ndjeshme.

Në sondazhin e Antonio Notos publikuar në Ora News sot në mbrëmje, qytetarët janë pyetur nga data 23 mars 2021 deri në 6 prill se kush mendon se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme politike në Shqipëri.

Sipas sondazhit, 44.1 % e të anketuarve mendojnë se zgjedhjet do të fitohen nga PS dhe Edi Rama.

Nga ana tjetër 38.8 % e tyre mendojnë se zgjedhjet do të fitohet nga opozita e bashkuar. Ndërsa LSI sipas sondazhit ka një shifër tejet të ulët prej 0.8 %.

Siç raporton Ora News, LSI ka marrë një goditje të fortë në këto 14 ditë, pasi ka humbur 3.3 %.

16.3 % e tyre janë shprehur se nuk e dinë se cila parti fiton në 25 prill.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.