Resulaj takime me banorë të rajonit 3: Vlora, model i transformimit rrënjësor në qeverisjen Rama

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Në vijim të takimeve me banorë të rajonit 3, kandidatja e PS për qarkun e Vlorës, Pranvera Resulaj është ndalur në lagjen “29 Nëntori”, pranë rrugës Xhebro Gjika ndërsa është shoqëruar nga kandidatja tjetër  Laura Ferati.

Në krye të fjalës së saj kandidatja me numrin 1 në listën e PS, Pranvera Resulaj e ka quajtur Vlorën një model të transformimit rrënjësor në 8 vitet e qeverisjes Rama.

Në këtë mandat të dytë, sipas kandidates Resulaj edhe pse u goditëm nga tërmeti i 26 nëntorit dhe një pandemi globale, asnjë investim nuk u ndal, ndaj kërkojmë besimin për mandatin e tretë për të vijuar projektet zhvillimore.

“Ta mbështesim kandidaten Pranvera Resulaj që çel listën e PS në Vlorë, pasi ajo ka treguar një përfaqësim dinjitoz në çdo angazhim të saj administrativ në qytetin tonë”, është shprehur kandidatja e PS, Laura Ferati

Edhe si banorë të një lagjeje që ka përfituar ndryshime infrastrukturore, qytetarët e pranishëm në takim i kanë dhënë besimin kandidates Pranvera Resulaj, duke i siguruar votën në 25 prill për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.