Poeti që mendoi, foli e shkroi vetëm në shqip/ Rama uron mirëmëngjes me poezinë e Lasgush Poradecit

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto në parkun e qytetit të Pogradecit, ku në një stolat është shkruar një poezi e poetit të madh Lasgush Poradeci.

Duke uruar mirëmëngjes, Rama ka zgjedhur t’i përcjellë publikut një pjesë të poezisë “Ku shtrohet vala” të Lasgush Poradecit, lirikat e të cilit kanë frymëzuar breza.

“Se s’dashuroja as unë as ti, Po dashuronte dashurija: Një dashuri një fshehtësi, M’e e fshehur sesa fshehtësija” – janë vargjet e krijuara nga Poradeci që janë gdhendur në stolin e parkut të qytetit.

Lasgushi është autor i më shumë se 100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re. Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe. /k.s./j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.