Përparësitë e SHBA/ Palmer “vizitë virtuale” në Shqipëri, takime me drejtuesit më të lartë të vendit

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Zv.ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri, njoftoi sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.ndihmëssekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e Reformës në Drejtësi.

Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA, përfundon njoftimi i Ambasadës së SHBA. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.