Nis nesër vaksinimi antikovid për farmacistët

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Nesër nis vaksinimi antikovid për farmacistët në rajonin e Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve përmes një njoftimi ku theksohet se çdo farmacist që është i interesuar të kryejë këtë proces, duhet të regjistrohet duke plotësuar një formular me të dhënat përkatëse.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.