Ndërron jetë Rustem Peçi, kreu i Organizatës Kombëtare të veteranëve të LANÇ

TIRANË, 6 prill/ ATSH/ Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, Rustem Shefqet Peçi.

Rustem Peçi ishte kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit.

Ai ishte ushtarak karriere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë.

Rustem Peçi gëzonte statusin e veteranit të LANÇ.

“Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet”, thuhet në njoftimin e kryesisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.