Mblidhet Këshilli Kombëtar Rinor/ Kushi: Vëmendje maksimale, më shumë projekte për rininë

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Ministrja Evis Kushi njoftoi sot se është zhvilluar mbledhja e parë Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

“Në mbledhjen e parë me anëtarët e Këshillit Kombëtar Rinor, të cilët pas përzgjedhjes me meritokraci dhe një procesi transparent, do të shërbejnë pranë këtij organi këshillimor të MASR. E lumtur që me këta të rinj të talentuar do të çojmë përpara një sërë procesesh me rëndësi në favor të projekteve dhe gjithëpërfshirjes së të rinjve!” – u shpreh Kushi.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u zhvillua një bashkëbisedim në lidhje me përcaktimin e Sekretariatit Teknik dhe Rregullores së Brendshme të KKR, u bënë konsultime për prioritetet rinore dhe pat diskutime mbi mbështetjen dhe gjithëpërfshirjen e mëtejshme të të rinjve. /j.p/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.