Masat antikovid/ Shtyhet afati i bllokimit të pikës së kalimit kufitar Kapshticë, deri në datën 19 prill

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë deri në datën 19 prill.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njotoi sot se, “autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021”.

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, theksohet në njoftim.

“Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, thekson Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.